Një vizitë e pazakontë kjo për Presdentin e Francës Emmanuel Macron i cili është mbuluar me lule në ishujt Polinezi.
Sapo zbarkoi në ishull, Presidentit iu dhuruan disa vargje lulesh, si shenjë tradite.
Por vargjet ishin aq të shumtë, sa që Macron u mbulua nga lulet.
Momenti i vendosjes së luleve te Presidenti është bërë virale në internet, dhe komentet kanë qënë të shumta.
Kjo ishte vizita e parë e Presidentit Macron në Polinezi, që quhet një grup prej 1 mijë ishujsh në Oqeanin Paqësor.