Teksa Greqia po lufton prej ditësh me flakët që kanë përfshirë rajone të tëra duket se parashikimi për temperaturat do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën. Sipas autoriteteve greke moto i nxehtë do të përshkallëzohet gjatë fundjavës dhe meterologët kanë paralajmëruar nga për temperatura jashtëzakonisht të larta.
Temperaturat ekstreme priten të hënën, sipas parashikimit të meteos , pasi termeometri do të “ngjitet” në 44 gradë Celsius në Atikë.
Ndërkohë që shumë vatra zjarri vazhdojnë të jenë active në të gjithë HGreeqinë por më e rënduar gjendja paraqitet në Patras ku më shumë se 150 zjarrfikës janë në betejë për shuarjen e flakëve. Tre persona, mes tyre një zjarrfikës, u dërguan në spital për shkak të plagëve të marra.
Situata në zonë konsiderohet e vështirë me erërat e stuhishme që kanë çuar në përhapjen e zjarrit.
Më herët, përveç Drosisë, fshati Pteri ishte evakuuar, me zjarrin që kishte arritur në shtëpitë e para.
Më herët, një grua banuese në Souli, Patras dhe një zjarrfikës u transportuan në Spitalin Universitar të Rio me ndihmën e EKAB, në mënyrë që t’u siguronin ndihmën e parë. Të dy personat ndienin siklet (zbehje dhe probleme me frymëmarrjen) për shkak të temperaturave të larta që mbizotëronin në zonë për shkak të zjarrit.
Një zjarrfikës tjetër u transportua nga zona e Erymanthia në Qendrën Shëndetësore të zonës dhe më pas në Spitalin Universitar të Patras. Gjithashtu, në Qendrën Shëndetësore të Sektorit Jugor të Patras, ndihma e parë iu dha një banori të zonës me një mavijosje.