Autoritetet greke kanë ngritur alarmin se ishujt Mykonos dhe Ios janë vetëm një hap larg bllokimit për shkak të përhapjes së variantit Delta të Covid.
Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile në Greqi Nikos Hardalias ka kërkuar që turistët dhe kontrollorët të tregojnë shumë kujdes në lidhje me masat e marra për parandalimin e Covidit. Ai u shpreh se kontrollet në këto zona do të vazhdojnë me ritëm intensiv duke shtuar forcim të mekanizmave të kontrollit.
Ndër të tjera, Hardalias theksoi se ekziston një shqetësim i madh pas shpërthimit të rasteve ne Zakynthos, Tinos, Lefkada, Santorini, Paros dhe Rodos.
“Imazhet që shoh atje më bëjnë të trishtohem. Sigurisht, mbajtja e maskës do të zbatohet për të gjithë, të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Sidoqoftë, të pavaksinuarit luajnë me jetën e tyre dhe, për fat të keq, luajnë me jetën e të tjerëve”– mësohet të ketë thënë hardalias.