Italia ka vendosur të zbusi masat anti-Covid për shtetasit që vijnë nga vendet jashtë unionit.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka firmosur një vendim i cili përcakton një minikarantinë për të gjithë shtetasit që hyjnë në Itali nga vende që nuk janë pjesë e BE-së, përfshi edhe shqiptarët.
Sipas këtij urdhri karantina për këtë kategori qytetarësh ulet nga 10 ditë në 5 ditë.
Ndërkohë që do të vijojë të kërkohet para nisjes së udhëtimit me avion apo me anije një test i 72 orëve të fundit.