Të rinjve në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ofrohen zbritje për ushqim dhe udhëtime me taksi për të marrë vaksinën kundër COVID-19 vetëm që të rritet numri i marrjes së vaksinave.
Firmat e shpërndarjes së ushqimit dhe taksive përfshinë Uber, Bolt, Deliveroo dhe Pizza Pilgrims. Departamenti i Shëndetësisë tha së detajet rreth partneriteteve do të publikohen shumë shpejtë, raporton BBC.
Deri më tani rreth 67 përqind e personave nga moshave 18 e deri në 29 vjeç në Angli kanë marrë një dozë të vaksinës.
Rreth 72 përqind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dy dozat e vaksinës, ndërsa 88.5 përqind kanë marrë vetëm njërën dozë.
Uber gjatë muajit gusht do të ofrojë zbritje në udhëtim dhe në ushqim në platformën e saj Uber Eats për të rinjtë që do të marrin vaksinën.
Ndërsa kompania Bolt do të ofrojë udhëtimin falas deri në qendrat e vaksinimit, ndërsa firma e shpërndarjes së ushqimit Deliveroo do të ju japë kuponë të rinjve që vaksinohen.
Departamenti i Shëndetësisë tregoj se stimuj të tjerë mund të përfshijnë kuponë ose kode zbritje për njerëzit që marrin pjesë në faqet e vaksinave.
Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid falënderoi kompanitë për ndihmesën e vaksinimit dhe nxit njerëzit që të përfitojnë nga zbritjet.
Një festival katër ditor me muzikë të gjallë, ushqim falas dhe klinika vaksinimi, po zhvillohet në Poplar, në lindje të Londrës.