Ditën e sotme është regjistruar një tërmet me magnitudë 4,5 i shkallës Rihter në Nisiro të Greqisë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra u raportua 25 kilometra në jugperëndim të Tilos.
Ndërsa thellësia fokale vlerësohet se është 10 kilometra.
Vlen të theksohet se që prej fillimit të këtij viti Greqia është “pushtuar” nga tërmete të shumta.