Australia po mundohet që të shmangë një valë të radhës të Covid-19 me anë të izolimit dhe kufijve të mbyllur, ndërkohë që vetëm 17% e popullsisë janë vaksinuar.
Helikopterët e ushtrisë po përdoren për t’u siguruar që qytetarët të respektojnë karantinën, sikur të mos mjaftonin mijëra efektivët e policisë nëpër rrugët e Sidnejt, të cilët gjobisnin me nga 500$ të gjithë ata që nuk mbanin maskën.
Nga helikopterët janë bërë thirrje me mesazyhe audio : “Ky është një urdhër për shëndetin publik: mos shkelni rregullat! Do të gjobiteni nëse i shkelni”.
Shtimi i forcave të rendit në rrugë u bë për të shmangur protestat e mëdha dhe të dhunshme kundër karantinës, që u zhvilluan javën e kaluar.
Sidnej, me rreth 5 milionë banorë, që nga mesi i qershorit po regjistrohen rreth 3000 raste të reja në ditë me koronavirus.