Qindra njerëz mbushën rrugët e Berlinit këtë të diel për të protestuar kundër kufizimeve të vendosura për të luftuar koronavirusin.
Përplasjet me policinë nuk munguan, teksa protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policisë.
Për pasojë, u përdor gazi lotsjellës për shpërndarjen e tyre dhe disa përfunduan në pranga.
Disa protestues mbanin pankarta me parulla si “Liri” ose “Jo diktaturës së koronavirusit” dhe shumë pak prej tyre mbanin maska.
Demonstrata u organizua nga lëvizja “Querdenker”, që është zëri kryesor kritik kundër kufizimeve shëndetësore të vendosura në Gjermani.