“Sistemi evropian për siguri të ushqimit (RASFF) ka njoftuar se janë evidentuar probleme të caktuara me serinë e prodhimeve të akulloreve, lloje të cila ndodhen edhe në vendet e Ballkanit. Inspeksioni veterinar ka respektuar informatën dhe ka tërhequr të gjithë sasinë e akulloreve për asgjësim. Po kontrollojmë a ka në treg lloje të tilla të akulloreve që do asgjësohen” tha ministri serb Nedimoviç.
Ai shtoi se bëhet fjalë për akullore të llojit M&M, Snikers dhe Twiks, që përmbajnë stabilizues “Lygomme FM 4600/Boc25/STD/8000 – oksid etili mbi kufij të lejuar.
Njoftohet se numri i aditivit që është vendos në akullore është 001392547, prodhimet janë importuar nga Franca për shumë vende të BE-së, ndërsa për Serbi importues është Frikom dhe Mark Ballkan.
Gazeta njofton se ditëve të kaluara akulloret e këtyre llojeve janë tërhequr nga shitjet edhe në Kroaci.