Jo vetëm për shkak të kufizimeve të udhëtimeve ose problemeve të tjera që lidhen me pandeminë e koronavirusit, shumë italianë ka gjasa se nuk do të shkojnë me pushime verore këtë vit.
Arsyeja kryesore që do të lëre 7 milionë italianë pa pushime mbetet mungesa e parave.
Një raport nga Konfederata e Sindikatave Evropiane paraqet një panoramë të situatës të 27 vendeve anëtare ku të paktën 35 milionë qytetarë nuk mund të përballojnë pushimet për arsye ekonomike. Nga këto të dhëna rezulton se mbi shtatë milionë janë italianë, numri më i lartë në terma absolutë, i ndjekur nga Spanja (4.7 milionë), Gjermania (4.3 milionë), Franca (3.6 milionë) dhe Polonia (3.1 milionë).
Pagat minimale kanë lënë në varfëri shumë qytetarë evropianë. Sindikatat apelojnë për paga të drejta në mënyrë që pushimet verore të mos jenë një luks vetëm për personat e privilegjuar. Qytetarët italianë që kanë bërë gati valixhet për këtë verë janë 17 milionë, 34% e tyre, e barabartë me 5.8 milionë deklarojnë se tashmë kanë anuluar të paktën një nga rezervimet, 66% e italianëve janë gati të anulojnë pushimet që tashmë kanë rezervuar, nëse indekset e kurbës Covid do të rriten.
Greqia ,Spanja dhe Franca mbeten destinacionet e preferuara të italianëve por një pjesë e tyre dëshirojnë të vizitojnë Evropën Veriore.