Gjyqi i dy figurave kryesore të opozitës Bjelloruse ka filluar me dyer të mbyllura në një gjykatë në Minsk, raporton BBC.
Organizatorja e protestës Maria Kolesnikova u arrestua vitin e kaluar pasi ajo grisi pasaportën e saj për t'i rezistuar përpjekjeve të autoriteteve për ta dëbuar atë me forcë në Ukrainë.
Ajo dhe avokati i opozitës Maxim Znak janë akuzuar për nxitje për të minuar sigurinë kombëtare.
Nëse shpallen fajtorë secili mund të përballet me deri në 12 vjet burg.
Bjellorusia u kap nga protestat masive vitin e kaluar, të shkaktuara nga një zgjedhje që besohej se ishte manipuluar në favor të Aleksandër Lukashenkos.