Greqia vijon të përjetojë tmerre nga zjarret që vijojnë të djegin prej ditësh tashmë.
Pamjet e realizuara tregojnë zonën e Dhrosopijit në Athinë, e cila është përfshirë totalisht nga flakët.
Gjithë zona me shkurre dhe pemë është e pushtuar nga flakët, të cilat ngjajnë jo reale. Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa duket sipër pemëve, ndërsa qielli është bërë i zi nga tymi.
Në qiell është parë një helikopter, i cili pritet të vejë nën kontroll flakët dhe të ndihmojë me shuarjen e vatrës.
Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.
This is one of the fires in Greece, on the island of Evia. It’s not a disaster movie, it’s the very real climate disaster.pic.twitter.com/ydRp9ljEME
— Read Parable of the Sower by Octavia Butler (@JoshuaPotash) August 4, 2021