Përveç zjarreve, Turqia goditet edhe nga një “stuhi” tërmetesh gjatë natës

Evropë

Përveç zjarreve, Turqia goditet edhe nga një “stuhi” tërmetesh gjatë natës

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 10:29
Ilustrim

Ndërkohë që Turqia po kalon ditë të vështira për shkak të zjarreve, një  “stuhi” tërmetesh ka goditur mbrëmë zonën e Datças.

Sipas mediave turke janë regjistruar 131 tërmete, më i madhi me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter.

Ndërsa “EMSC” ka shënuar lëvizje të tjera në një zonë tjetër. Rreth orës 1 të mëngjesit, në Dodecanese është shënuar një tjetër lëkundje, por këtë herë me përmasat 3.2 të shkallës Rihter.

Ndërkohë që dhe në Greqi, situata nuk është më e mirë. Pranë zonës së njohur si Peristeri, është shënuar një lëkundje me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat