Beteja me flakët në Greqi/ Ndërtesa “pushtohet” nga zjarri, qielli bëhet i zi nga tymi

Evropë

Beteja me flakët në Greqi/ Ndërtesa “pushtohet” nga zjarri, qielli bëhet i zi nga tymi

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:51
Foto

Zjarret që kanë përfshirë Greqinë prej disa ditësh po vijojnë të jenë problematike.

Pamjet e realizuara nga gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe tregojnë një ndërtesë në Athinë që është përfshirë nga flakët dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e tyre.

Gjithë banesa është e pushtuar nga flakët, ndërsa zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa tym ka mbuluar të gjithë zonën.

Ndërsa një helikopter është përpjekur që të vejë nën kontroll flakët nga ajri.

Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat