Greqia regjistroi rreth 2,930 të infektuar dhe 21 humbje jete

Evropë

Greqia regjistroi rreth 2,930 të infektuar dhe 21 humbje jete

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 2,925 të infektuar me koronavirus dhe 21 humbje jete.

Nga rastet e regjistruara sot, gjashtë u konfirmuan në pikat hyrëse të vendit ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 509,596 (ndryshim ditor + 0.6%). Na numri total i të infektuarve, 51.2% janë meshkuj.

Sa i përket rasteve të konfirmuara në 7 ditëve të fundit, 141 prej tyre janë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 1,938 të tjerë janë raste kontakti.

Kurse, numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë shkon në 13,048. 95.2% prej tyre kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat