Sicilia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Evropë

Sicilia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 07:59
Nello Musumeci

Italia është një ndër vendet që ditët e fundit po përballet me sfidën e shuarjes së flakëve.

Mediat vendase bëjnë me dije se rajoni më i prekur është ai i Sicilisë.

Kryetari i rajonit Nello Musumeci ka bërë me dije se për shkak të situatës së krijuar nga zjarret ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Ne kemi shpallur një gjendje krize dhe emergjence për gjashtë muaj për shkak të zjarreve serioze që kanë ndodhur tashmë që nga fundi i korrikut dhe rrezikut të përhershëm për javët e ardhshme, për shkak të situatës klimatike”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat