Greqi, regjistrohen 10 viktima brenda një dite nga Covid-19

Evropë

Greqi, regjistrohen 10 viktima brenda një dite nga Covid-19

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

2 768 persona janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në venin tonë.

Mësohet se po gjatë 24 orëve në të gjithë Greqinë janë shënuar 10 viktima për shkak të covid-19.

Nga të infektuarit raportohet se 7 prej rasteve të reja u zbuluan në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i infektimeve në Greqi ka shkuar në 512.342 raste. Ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 13 058.

Prej disa ditësh Greqia po përballet me një valë të shtuar të infektimeve të reja me covid-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat