Shtirej si zjarrfikës vullnetar, por iu vinte flakën tokave, pranga 43-vjeçarit në Greqi

Evropë

Shtirej si zjarrfikës vullnetar, por iu vinte flakën tokave, pranga 43-vjeçarit në Greqi

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar u arrestua të premten nga policia greke në Kryoneri, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas mediave greke, ai shtirej se merrte pjesë në aksionet për shuarjen e flakëve, vullnetarisht.

Ai bënte sikur ndihmonte në fikjen e flakëve, por, pas tij, gjendeshin papritur vatra të reja.

43-vjeçari akuzohet se ka vendosur me qëllim zjarrin në një pyll, që u përhap më pas në një dendësi më të madhe, duke shkrumbuar mijëra hektarë tokë. Policia e zbuloi këtë skemë mashtruese dhe e prangosi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat