Përmbyset autobusi në Turqi, 14 të vdekur dhe 18 të plagosur

Evropë

Përmbyset autobusi në Turqi, 14 të vdekur dhe 18 të plagosur

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 08:14
Foto

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Balikkesir në Turqi, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

14 persona kanë humbur jetën, ku 11 prej tyre vdiqën në vendin e ngjarjes dhe 3 prej tyre pak pasi kanë mbërritur në spital.

18 pasagjerë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në 5 spitale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat