Qindra familje greke janë tani të pastreha nga zjarret që kanë mbuluar sipërfaqe rekord.
Prej 10 ditësh janë djegur rreth 60 mijë hektarë toka e pyje dhe janë shënuar 2 viktima.
Fronti i zjarreve vijon në Evia, në ishullin e dytë më të madh të Greqisë, në veri të Athinës, afër Olimpit antik në Gadishullin e Peloponezit.
Jashtë kontrollit janë edhe zonat e Vasilikës dhe Psaropulit në verilindje të ishullit, ku flakët u përhapën me ndihmën e erërave të forta.
Autoritetet raporton se në terren po luftojnë me flakët më shumë se 1,450 zjarrfikës, me përforcime nga vendet e Bashkimit Europian.
Kryeministri Kirjakos Micotaqis thotë se prioritet për qeverinë e tij janë jetët njerëzore dhe evakuimi i zonave të rrezikuara.
Situata me zjarret u lehtësua disi të shtunën, ndërkohë, në Turqi, falë reshjeve të dendura në zonën e Manavgatit më të prekur nga zjarret.
Provincat turke kanë ende vatra aktive dhe kanë raportuar të paktën 8 mbetur nga zjarret.