Mbi 60 vatra zjarri janë aktive aktualisht në Greqi, ndërkohë që shteti ka vënë në lëvizje të gjithë infrastrukturën civile dhe ushtarake për luftën ndaj flakëve.
Ditën e sotme, një aeroplan u rrëzua ndërsa përpiqej të shuante një zjarr në Zakynthos . Sipas asaj që transmetoi Mina Karamitrou në OPEN TV, piloti është në gjendje të mirë shëndetësore.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.
Më herët gjatë ditës, kryeministri grek Kiriakos Micotakis, ka thënë se situata në shtetin fqinj është dramatike dhe ndonëse të gjitha burimet njerëzore dhe materiale janë hedhur në terren katastrofa është e pashmangshme.