Vritet me armë zjarri një grua, pastaj autori qëllon edhe veten

Evropë

Vritet me armë zjarri një grua, pastaj autori qëllon edhe veten

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 00:54
Ilustrim

Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi u plagos me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar I krimit ka qëlluar edhe veten duke u plagosur rëndë.

Krimi ndodhi në Rethymno, Kretë në Greqi.

Policia lokale tha se gruaja 47 vjeçare nënë e një djali dhe një vajze, humbi jetën ndërsa autori 49 vjeçar, baba i tre fëmijëve, është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë serioze në fytyrë.

Të dhënat e para flasin për një krim që përfshiu pronarët e dy bizneseve në Panormo. E ndjera kishte një dyqan fish spa, ku edhe u vra, ndërsa autori, një tavernë ngjitur me të.

Në qitjen me armë zjarri u plagos në dorë dhe një turist që po kalonte aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat