Turqia ka dhënë mbi 77 milionë vaksina kundër COVID-19 deri më tani

Evropë

Turqia ka dhënë mbi 77 milionë vaksina kundër COVID-19 deri më tani

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Turqia ka administruar mbi 77.6 milionë doza të vaksinave COVID-19 që nga janari kur edhe filloi fushata masive e vaksinimit.

Vendi vazhdon fushatën e tij të vaksinimit intensiv për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasiqë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat e moshën mbi 16 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, mbi 42.15 milionë njerëz kanë marrë dozat e para, ndërsa rreth 29.66 milionë janë vaksinuar plotësisht.

Turqia po administron gjithashtu injeksionet e treta të vaksinës kundër COVID-19 dhe mbi 5.77 milion doza të tilla janë dhënë, shkruan AA.

Deri më sot, 67.89 përqind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në 24 orët e fundit në këtë shtet u konfirmuan 23 mijë e 731 infeksione të reja dhe 117 vdekje.

Turqia hyri në një fazë të re të normalizimit më 1 korrik, pas rënies së numrit të rasteve të reja dhe përshpejtimit të procesit të vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat