Zjarret në Greqi/ Kryeministri Mitsotakis kërkon falje: Bëmë sa mundëm por në shumë raste nuk ishte shumë

Evropë

Zjarret në Greqi/ Kryeministri Mitsotakis kërkon falje: Bëmë sa mundëm por në shumë raste nuk ishte shumë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 08:37
Ilustrim

Kryeministri grek kërkoi falje për dështimin në menaxhimin e zjarrjve në të gjithë vendin.

Qindra zjarrfikës po luftojnë me flakët që detyruan mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë ndërsa u janë shkatërruar pasuritë.

“Ne bëmë sa mundëm por në shumë raste nuk ishte shumë” tha  Kyriakos Mitsotakis

Tymi i dendur ende ka mbuluar ishullin e Evias në veri lindje të Athinës e cila prej një jave vazhdon të digjet.

Dhjetëra shtëpi dhe hektarë pyje janë djegur tashmë në Evia, në periferi të kryeqytetit dhe në pjesë të tjera të Greqisë.

Qindra banorë janë urdhëruar të largohen nga ishulli megjithëse disa nuk pranuan për të mbrojtur pasuritë e tyre.

E mirëkuptoj tërësisht dhimbjen e qytetarëve tanë të cilët panë si u digjet shtëpia dhe pasuria e tyre” tha kryeministri Mitsotakis në një fjalim televiziv.

Vendi "po përballet me një fatkeqësi natyrore të përmasave të pashembullt" tha ai.

Zemërimi iqytetarëve është rritur për shkak të përgjigjes së vonuar të qeverisë, përfshirë dhe mungesën e avionëve ujëhedhës.

Mr Mitsokasis tha: Çdo dështim do të identifikohet” ndërsa insistoi se “zjarrfikësit po luftojnë me një fuqi të mbinatyrëshme që ishte përtej fuqive të tyre"

Ai bëri me faj krizën klimatike që shkaktoi zjarret që po zgjasin me javë.

Mbi 580 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë Greqinë, situate më e rëndë është në ishullin Evia ku prej fundit të korrikut, janë angazhuar mbi 650 ushatarakë për të luftuar flakët.

"Zjarri ishte fati ynë, askush nuk mund ta shuante", tha për BBC Vangelis Katsaros, i cili humbi të gjithë fermën e tij nga flakët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat