Një person humbi jetën dhe 13 të tjerë pësuan lëndime pasi një kamion u përplas me një autobus në Gjermaninë qendrore.
Viktima që vdiq si pasojë e aksidentit në Langenhagen – një qytet pranë Hanoverit – ishte një grua 29-vjeçare, raportoi agjencia e lajmeve dpa.
Të dy shoferët pësuan lëndime, së bashku me disa pasagjerë të autobusit, raporton Euronews, përcjell Telegrafi.
Tre persona vuanin nga lëndimet e rënda, mes tyre një djalë katërvjeçar.
Aksidenti ndodhi të hënën në mbrëmje në një kryqëzim rruge në Langenhagen ku semaforët ishin fikur.