Shifra të larta të infektuarish me covid në Itali

Evropë

Shifra të larta të infektuarish me covid në Itali

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Italia sërish ka shënuar një numër të lartë të rasteve të reja me Covid në 24 orët e fundit.

Në të dhënat e ministrisë bëhet me dije se nga 241 766 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 5 636 qytetarë dhe kanë humbur jetën 31 persona.

Ndërkohë vijon që të jetë në rritje numri i pacientëve në spital, ku 93 janë shtruar vetëm në kujdesin intensiv.

Në orët e fundit gjithashtu kanë fituar betejën me koronavirusin 4 125 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,406,241    qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 128,273 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat