Greqia goditet nga tetë tërmete për 24 orë, dridhje edhe sot

Evropë

Greqia goditet nga tetë tërmete për 24 orë, dridhje edhe sot

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Greqia është goditur nga tetë tërmete me magnitudë prej 3 ballësh.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme në shtetin grek janë shënuar edhe rreth 43 tërmete të tjera me magnitudë prej 2 ballësh që njerëzit normalisht nuk e ndjejnë.

Ndërsa edhe gjatë mëngjesit të sotëm në Greqi kanë vazhduar dridhjet e tokës.

Sipas faqes për zbulim të tërmeteve, “Volcano discovery”, tërmeti i ditës së sotme ishte prej 3,8 ballësh dhe epiqendrën e kishte në juglindje të qytetit Phthiotis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat