Zjarrfikësit në Itali luftuan me zjarret gjatë natës

Evropë

Zjarrfikësit në Itali luftuan me zjarret gjatë natës

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:28
Itali

Zjarrfikësit italianë kanë luftuar me flakët gjithë natës në rajonin e Kalabrisë dhe në ishullin e Siçilisë.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë 12 orëve të fundit në të dy rajonet janë kryer më shumë se 300 ndërhyrje pasi temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë nxitur flakët.

Në qytetin Petralia Soprana pranë kryeqendrës së Siçilisë, Palermo, zjarret janë aktive tashmë prej ditësh.

Ekipet e zjarrfikësve janë përpjekur të shuajnë gjatë gjithë natës flakët për të mbrojtur qendrat e banuara dhe bagëtitë.

Vetëm në Kalabri ka ende rreth njëzet zjarre aktive, të shpërndara nëpër provinca. Ndërsa në Caserta flakët kanë gllabëruar malet Tifata dhe Sant’Angelo.

Ekipet e zjarrfikësve deklaruan se këtë vit në periudhën midis 15 Qershorit dhe 8 Gushtit, ka patur një rritje prej 70% të numrit të ndërhyrjeve që u është dashur të kryejnë për shkak të zjarreve të rëna. Ndërhyrje të shumta të zjarrfikësve të këtij niveli janë bërë edhe në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat