Një burrë ka vrarë me thikë të dashurën e tij 39-vjeçe.
Mediat e huaja shkruajnë se partneri 20 vjet më i madh, Marco De Frenza, kishte dilema dhe plot mendime në kokë. Pasi e hoqi qafe të dashurën e tij, Marylin Pera nuk donte ta hiqte nga sytë ndaj vendosi ta mbajë trupin e pajetë në shtëpi.
Për të paktën 24 orë, qëndroi me trupin e vdekur të të dashurës. Më pas, në mëngjes, duket se u kthjellua.
Doli nga shtëpia dhe shkoi në rajonin policor të Vigevano, në Pavia, Itali dhe u zbraz: E kam vrarë të dashurën. Ka 24 orë që e mbaj trupin në shtëpi, në Corso Novara". Pas dorëzimit, 59-vjeçari u arrestua.