Të shtëna me armë në Britani, 6 të vdekur - vetëvritet sulmuesi

Evropë

Të shtëna me armë në Britani, 6 të vdekur - vetëvritet sulmuesi

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 23:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një person i armatosur qëlloi me armë zjarri në Plymouth të Britanisë së Madhe.

Megjithatë ky numër pritet që të rritet pasi siç shkruan BBC policia ka konfirmuar një numër viktimash në një incident serioz me armë.

Sipas mediave britanike në vendin e ngjarjes ka shkuar një numër i madh ambulancash dhe efektivësh policie pasi në incident dyshohet se janë plagosur shumë persona të tjerë.

Viktima të këtij incidenti kaq të rëndë dyshohet se janë të afërm të autorit si edhe disa persona që nuk kanë lidhje me të.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Image

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe se autori nuk është arratisur, por përkundrazi ka qëlluar veten dhe ka ndërruar jetë gjithashtu.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat