Personi i armatosu që vrau pesë persona në Pylmouth përpara se të kthente armën kah vetja u quajt nga vendasit si Jake Davison, shkruan Dailymail, transmeton Bota sot.
Disa dëshmitarë raportuan se Davison, 23 vjec, kishte kryer sulmin ndërsa la edhe një vajzë 5 vjec të vrarë.
Thuhet se ai ka qëlluar anëtarët e familjes së tij përpara se të dilte në rrugë dhe të gjuante tek të huajt. Zemërimi i tij la pas vajzën, dy gra dhe dy burra të vdekur, ndërsa shumica e viktimave nuk ishin të njohur për ta. Dy shëtitës qensh ishin në mesin e të qëlluarve.
Dëshmitarët thanë se kanë parë personin e armatosur të veshur në të zeza kur goditi derën e një shtëpie dhe hapi zjarr pak pas orës 6 pasdite.
Ai thuhet se në park u përplas me dy shëtitësit e qenve dhe hapi zjarr.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/13/auto_46614807-9888663-image-a-52_16287991950381628835885.jpg)
Deputetët lokalë u bënë thirrje banorëve që të "qëndrojnë të qetë" dhe të qëndrojnë brenda, ndërsa presin më shumë informacion, duke shtuar se ishte një "ditë e zymtë për qytetin dhe komunitetin tonë".
Incidenti, i pari në Britani që përfshin një sulmues aktiv gjatë 11 viteve, ishte shumë serioz, por që nga burimet e sigurisë nuk po trajtohet si një incident terrorist.
Sharron Turner e cila qëndronte pas skenës së të shtënave tha se një person i armatosur kishte goditur dernë e një shtëpie para se të qëllonte një nënë të re dhe vajzën e saj.
"Ne dëgjuam një numër të shtënash të forta të cilat tingëllonin si të shtëna armësh" tha zonja Turner.
"Pastaj ai vrapoi në park dhe pati të shtëna të tjera. Dëgjova dikë që tha se kishte qëlluar vëllain e tij"./Bota sot
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/13/auto_21628835976.png)