Makthi i zjarrit në ishullin Evia në Greqi është rigjallëruar.
Një zjarr i ri shpërtheu të premten në mëngjes, në zonën e Mistros në komunën Dirfion Messapia.
Zjarri po digjet në një zonë pyjore në Agia Paraskevi dhe për momentin, asnjë shtëpi nuk kërcënohet.
Forcat tokësore po veprojnë në vend, ndërsa -sipas Brigadës së Zjarrit- priten të hyjnë në veprim edhe mjete ajrore.
Sipas mediave lokale, erërat që fryjnë në zonë janë më të forta.
Vullnetarët dhe transportuesit e ujit të bashkisë së Dirfion Messapia po veprojnë në vend.