Studimi i ri: 1 në 5 të rritur në Britani ka një humbje nga pandemia

Evropë

Studimi i ri: 1 në 5 të rritur në Britani ka një humbje nga pandemia

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 16:22
Britani

Një në 5 të rritur ka përjetuar një humbje gjatë periudhës së pandemisë sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe. Të rinjtë janë më të prekur thonë ekspertët. Ata kanë humbur një punë dhe ankthi për financat e tyre ka ndikuar ashtu si edhe pamundësia e tyre për të takuar të afërmit gjatë kohës së karantinës.

Një e katërta e njerëzve tregojnë për një përkeqësim të marrëdhënies se në çift ndërsa pjesa tjetër ka patur një marrëdhënie të vështirë me kolegët ose bashkëpunëtorë thuhet në studimin e Universtitet College London.

Ndërsa 22 % e të anketuarve kanë përjetuar një dështim total të marrëdhënies së tyre në familje, miqtë apo në punë.

Studimi tregoi se humbjen më të madhe e kanë përjetuar moshat nga 28 – deri 29 vjeç krahasuar me të rriturit nga mosha 60 e sipër. Por megjithatë ekspertët thonë se pothuajse gjysma e të rinjve kanë patur një përmirësim të marrëdhënieve të tyre me partnerin në krahasim me vitet e kaluara, veçanërisht ata të cilët kanë bashkëjetuar me një partner dhe karantina i ka afruar akoma më shumë me njëri-tjetrin.

Por ka një fakt tjetër që pikërisht të rinjtë ndryshe nga periudha e izolimit tani kanë filluar të shqetësohen më shumë për një infektim të mundshëm me Covid-19 duke parë edhe situatën e pandemisë për shkak të variantit Delta . Për këtë studim janë intervistuar 70 .000 mije persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat