Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Turqi. Ka shkuar në 31 numri i jetëve të humbura. 29 prej viktimave janë raportuar në Kastamonu, një nga qytetet më të goditura dhe 2 në Sinop.
Në 3 qytete në veri të vendit autoritetet shpallën gjendjen e fatkeqësisë natyore. Në zonë vijon operacioni i kërkim-shpëtimit. Mediat turke raportojnë se aksioni është i vështirë për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa dhjetëra fshatra kanë mbetur të bllokuar nga shembja e urave.
Më shumë se 1,700 persona janë evakuuar me ndihmën e helikopterëve nga zonat e prekura nga përmbytjet.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/13/auto_turqi2-11628881484.jpg)
Akualisht reshjet janë ndërprerë, por meteorologët parashikojnë situatë të vështirë pasi në ditët në vazhdim parashikohet shi intensiv në disa qytete të vendit. Turqia prej më shumë se dy javësh u përball me vatra të mëdha zjarresh të cilat shkaktuan tetë viktima si dhe dogjën mijëra hektarë pyje.