Serbisë i pengon ndihma konsullore turke për Malin e ZI në  vendet ku ajo nuk ka përfaqësi diplomatike dhe largimi nga Serbia edhe Rusia

Evropë

Serbisë i pengon ndihma konsullore turke për Malin e ZI në  vendet ku ajo nuk ka përfaqësi diplomatike dhe largimi nga Serbia edhe Rusia

Nga: F. B Më: 14 gusht 2021 Në ora: 08:47
Serbia

Nga 7 gushti Turqia i ofron ndihmë konsullore shtetasve malazez në 25 vende të botës, atje ku Mali i Zi nuk ka përfaqësi diplomatik-konsullore, kështu Mali i Zi është vendi i parë të cilit Turqia i ofron shërbime të tilla, por kjo iu pengon medieve edhe analistëve serb, që shterojnë pyetje çka i lidh Erdganin me pasardhësit e Njegoshit dhe pse ajo nuk ka kërkuar ndihmë nga Serbia apo Rusia, po nga Turqia, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Kjo praktikë nuk është e jashtëzakonshme , pasi shumë vende të vogla kërkojnë ndihmë diplomatike nga vendet më të fuqishme dhe zgjidhja ra tek Turqia, që ka shkaktuar ndarje në opinion duke ditur se gjatë historisë nuk kanë pasur dashuri të madhe.

"Mali i Zi me vite ka luftuar kundër Turqisë e tash prano që ajo të i jetë mbrojtës e përfaqësues në politikë të jashtme. Në të vërtetë kjo është diçka për të cilën Njegosh edhe princi Nikolla  dhe të mëdhenjtë tjerë malazez do rrotulloheshin në varr. Thjeshtë me thanë kjo është mohim i historisë malazez, nga ata që mohojnë historinë, shkelin rrënjët pështyjnë identitetin e vetë dhe është logjike sjellja e tyre” tha analisti politik Dragomir Angjelkoviç.

Sipas tij është indikativ fakti që në 25 vende ku Malin e Zi e përfaqëson Turqia, 15 prej tyre nuk e kanë njohur Kosovë n si shtet të pavarur, këto janë kryesisht vende afrikane me shumicë myslimane.

"Nëse bëhet fjalë për përfaqësim te vendet që duhet të tërheqin njohjet, aty Turqia ka rol të veçantë, pasi Mali i Zi nuk ka qasje fizike në ato vende për shkak fuqisë dhe aparatit të vogël diplomatik atëherë Turqia në ato vende bënë punën edhe të Malit të Zi” thotë ish-diplomati Vladislav Jovanoviç.

Turqia nuk ka marrëveshje përfaqësimi të këtillë me asnjë shtet tjetër në botë, raporti ekonomik mes dy vendeve nuk ka ndonjë rëndësi strategjike, as në planin ushtarak nuk kanë ndonjë bashkëpunim, përveç faktit se të dy vendet janë në NATO.

"Interesi i Malit të Zi është të ketë një vend që i ofron logjistikë konsullore, por këtë ka mund ta merr nga Serbia, Rusia apo ndonjë vend i afërt tradicional. Zgjidhja e Turqisë para së gjithave ka të bëjë me NATO, pasi Mali i Zi do të tregoj se po zgjedh partner nga NATO dhe të demonstrojë largimin nga Serbia dhe Rusia ", tha Angjelkoviç.

"Sigurisht Mali i Zi dëshiron të lirohet nga Serbia, që ende diku është, sepse me atë do të nënvizojë pavarësinë absolute, ndër-shtetëzimin dhe ky është kursi i politikës së tyre” tha Jovanoviç.

Sipas marrëveshjes Turqia premton ndihmë shtetasve malazez në rastet e arrestimit, mbylljes apo riatdhesimit. Shtetasit malazez mund të vizitojnë përfaqësitë diplomatike turke për ndihmë lidhur me dokumentet e udhëtimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat