Publikohet momenti kur vrasësi 23 vjeçar ecte në rrugë më armë

Evropë

Publikohet momenti kur vrasësi 23 vjeçar ecte në rrugë më armë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 10:00
Jake Davison

Momenti tronditës kur vrasësi Jake Davison po  ecte i qetë të enjten pasdite në një rrugë nga Plymouth tek viktima e tij e fundit , pak çaste pas të shtënave të një vajze trevjeçare dhe tre personave të tjerë janë regjistraur nga kamerat.

Në videon e publikuar shihet 23 vjeçari me armë duke shkuar në vendin ku ai qëlloi dhe vrau viktimën e tij të 5-të 66-vjeçaren Kate Shepherd, jashtë një sallon flokësh.

Minuta më parë ai kishte vrarë nënën e tij 50 vjeçare Maxine, në një shtëpi aty pranë para se të dilte jashtë dhe të vriste trevjeçaren Sophie Martyn dhe babanë e saj 43 vjeçar Lee.

Image

Tre vjeçarja ishte birësuar nga Lee dhe partnerja e tij dy vite më parë.

Viktima e tij e katërt ishte 59-vjeçari Stephen Washington i cili kishte marrë dy qentë e tij “Husky” për një shëtitje në një park aty pranë.

Ndërsa në videon e publikuar nga ITV news ai shihet duke kaluar rrugën ku do të qëllojë për vdekje Kate Shephered viktimën e tij të pestë.

Disa sekonda më vonë, Davison, kthen armën ndaj vetes dhe tërheq këmbëzën para se të mbërrijë policia.

Nëna e autorit, e cila është gjithashtu në mesin e viktimave, i kishte kërkuar Sistemit Shëndetësor Kombëtar gjatë bllokimit të siguronte mbështetje psikologjike për djalin e saj , kur zbuloi se 23-vjeçari mbante një licencë të miratuar të armëve të zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat