Tetë persona kanë vdekur pas aksidentimit të një autobusi në Hungari në mëngjesin e të dielës, njofton “Daily News Hungary”.
Aksidenti ka ndodhur në autostradë në afërsi të Szabadabattyanit. Mësohet se dy persona tjerë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 46 janë lënduar më lehtë.
Autobusi me targa hungareze ishte rrotulluar rreth orës 4:55 të mëngjesit.
“Sipas të dhënave fillestare, tetë persona kanë vdekur e 48 janë lënduar.
Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes. Është bllokuar ajo pjesë e autostradës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Hungarisë.