Përmbytjet e mëdha që goditen rajonin e Detit e zi kanë shkaktuar 58 viktima deri tani. Shifra është konfirmuar së fundmi nga autoritetet në lidhje me shifrat e rrëmbyeshëm që përfshinë Turqinë këtë muaj.
48 persona kanë humbur jetën në provincën e Kastamonu, 9 të tjerë në Sinop dhe një në Bartin sipas agjencisë turke Për Emergjencat Civile dhe Fatkeqësitë Natyrore. Pamjet e siguruara me dron nga Reuters tregojnë dëmtimet e mëdha që ka shkaktuar vërshimi i ujërave në provincën Kastamonu.
Vendi është braktisur dhe të vetmit që qëndrojnë aty janë punonjësit e emergjencave të cilët po kërkojnë për të zhdukurit mes godinave të shkatërruara.
Përmbytjet masive i bënë rrugët të pakalueshme, janë shkatërruar ndërtesa, shtëpi, ura dhe është ndërprerë energjia elektrike në shumë zona të Turqisë.
Më shumë se 2000 mijë njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve raporton agjencia e turke Për Emergjencat Civile dhe Fatkeqësive Natyrore.
Turqia po përballet me këtë fenomen menjëherë pasi vendosi nën kontroll zjarret masive që përfshinë vendin për dy javë me radhë.