Shkon në 62 numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

Evropë

Shkon në 62 numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 09:04
Turqi

Ka shkuar në 62 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Turqi, ndërsa vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar.

Kjo është katastrofa e dytë pas zjarreve që shpërthyen në të gjithë vendin.

52 persona humbën jetën nga përmbytjet në provincën e Kastamonu, 9 të tjerë në Sinop dhe një në Bartin, tha në një deklaratë Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Më shumë se 2,000 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytjeve, pasi dhjetëra fshatra mbeten pa energji elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat