Rritet numri, 70 viktima nga përmbytjet në Turqi

Evropë

Rritet numri, 70 viktima nga përmbytjet në Turqi

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:07
Turqi

Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën rajonet perëndimore të Detit të Zi në bregdetin verior të Turqisë ditët e fundit vazhdon të përkeqësohet.

Sipas të dhënave të përditësuara këtë mëngjes nga mbrojtja civile e Ankarasë (Afad), vdekjet e konfirmuara kanë rritur në 70, nga të cilat 60 në provincën e Kastamonu, 9 në Sinop dhe 1 në Bartin.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit për çdo të mbijetuar vazhdojnë.

Po kështu vijojnë aksionet për të pastruar zonat e përmbytura nga mbeturinat e baltës, të cilat kanë zhytur shtëpitë, rrugët dhe makinat, duke shkatërruar gjithashtu urat dhe infrastrukturën tjetër civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat