Mbretëria e Bashkuar regjistron mbi 28 mijë raste të reja me koronavirus

Evropë

Mbretëria e Bashkuar regjistron mbi 28 mijë raste të reja me koronavirus

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 00:51
Foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 28, 438 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet raportojnë se është shënuar një rritje e infektimeve në krahasim me një ditë më parë ku u regjistruan 26, 750 raste.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orë kanë humbur jetën 26 pacientë.

Autoritetet gjithashtu bëjnë apel që qytetarët të tregohet të kujdesshëm dhe të respektojnë masat kundër Covid-19, duke shtuar se transmetueshmëria e mutacionit Delta të koronavirusit ka rritur ndjeshëm infektimet në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat