Ja si duket murin gjigant i ndërtuar nga Turqia, për të penguar emigrantët afganë

Evropë

Ja si duket murin gjigant i ndërtuar nga Turqia, për të penguar emigrantët afganë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 20:05
Foto

Turqia ndërton murin gjigant përgjatë vijës kufitare me Iranin, dëshiron të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani.

Turqia po ndërton një mur prej betoni përgjatë kufirit me Iranin, me qëllim që të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani.

Mijëra qytetarë duan të ikin nga Afganistani, pasi talebanët morën nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit.

Turqia tashmë ka pranuar miliona refugjatë nga Siria, e ky vend po frikësohet nga një valë e re e emigrantëve nga Afganistani, prandaj vendosi ndërtimin e murit 295 kilometra që do të shërbejë si barrierë dhe do të jetë e veshur me tela me gjemba.

Në anën tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që të takohet me talebanët dhe të diskutojnë për paqen në Afganistan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat