Mijëra njerëz, përfshirë turistë në kampe, janë zhvendosur në vend të sigurt ndërsa zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr në afërsi të rivierës franceze, shkruan BBC.
Shumë prej tyre iu dha vetëm pak minuta për t'u larguar pasi qindra zjarrfikës u vendosën në rajonin Var në perëndim të Saint-Tropez.
Zyrtarët thonë se zjarri shpërtheu të hënën duke djegur rreth 6,000 hektarë.
Njëzet persona pësuan thithje tymi dhe gjashtë zjarrfikës u plagosën.