Një djalë ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e një hoteli në Sheffield.
Mjekët e ndihmuan të ndjerin por ata nuk ishin në gjendje ta shpëtonin, shkruan Metro.co.uk.
Një zëdhënës i policisë së Yorkshire të Jugut tha: “Na vjen keq që ndamë se një djalë ka vdekur fatkeqësisht pasi ra nga një ndërtesë në Sheffield këtë pasdite”.
Ende nuk është bërë asnjë identifikim zyrtar.
“Hetimet janë në fazat e hershme për të përcaktuar rrethanat e sakta që kanë të bëjnë me incidentin”, ka thënë më tej policia.