Skulptura e famshme e quajtur “Sirena e Vogël”, ka qëndruar në portin e kryeqytetit danez Kopenhagen për më shumë se një shekull. Sidoqoftë, një vepër arti e fundit ka shkaktuar pak polemika.
Skulptura e re “Mod Hjemve” u vendos në portin Asaa 4 vite më parë dhe tregon një sirenë që duket sikur sapo ka dalë nga deti.
Trashëgimtarët e të drejtave të Sirenës së Vogël besojnë se “rivali” është një plagjiaturë e origjinalit.
Ata kërkojnë që statuja e re të çmontohet.
Skulptori Palle Mork, i cili krijoi sirenën, mbrojti punën e tij duke thënë se është bërë nga një material tjetër. Por mbrojtësit e statujës ikonike të Edvard Eriksenit të vitit 1913 po bëjnë një betejë për të mbrojtur imazhin e artit.