Shifrat e të infektuarve në Greqi vijojnë që të mbeten të larta. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3273 raste të reja me COVID-19 dhe 20 viktima, ndërsa të intubuar në spitale janë 286 qytetarë të vendit fqinj.
12 nga rastet e reja u zbuluan pas kontrolleve në pikat doganore, teksa fluksi lëvizjes së turistëve është i lartë për shkak të kulmit të sezonit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 550,459 nga të cilët 51.1% janë meshkuj.
Ndërkohë që me 20 fatalitetet që janë regjistruar sot, në total nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 13298. Mosha mesatare e të intubuarve është 65 vjeç, 83.9% kanë një sëmundje tjetër ose janë mbi 70 vjeç e lart.