Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka ndarë pamjet video të një fluturimi civil karter nga Kabuli që mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar.
Aeroplani, që mbante shtetas afganë dhe britanikë, të cilët ishin të vendosur në Afganistan, u ul në Midlands të mërkurën, përcjell Bota sot.
Mbretëria e Bashkuar është zotuar të marrë deri në 20,000 refugjatë afganë gjatë viteve të ardhshme, sipas një skeme të re zhvendosjeje - përfshirë 5,000 këtë vit.
Rreth 2,000 ish -punonjës afganë dhe familjet e tyre tashmë kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar sipas Politikës Afgane të Zhvendosjes dhe Ndihmës (ARAP), sipas Zyrës së Brendshme, me një objektiv prej 5.000 deri në fund të vitit 2021./BS