Dy punonjës shëndetësorë kapen duke kryer marrëdhënie seksuale në ambulancë, pushohen nga puna

Evropë

Dy punonjës shëndetësorë kapen duke kryer marrëdhënie seksuale në ambulancë, pushohen nga puna

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 10:25
Ilustrim

Një punonjëse shëndetësore në Britaninë e Madhe është pushuar nga puna pasi është kapur duke kryer marrëdhënie seksuale me një koleg brenda në makinën e ambulancës.

Emma Croydon u pa duke ecur në parkun e makinave  në Portsmouth FC pas ambulancës dhe më pas u fut në pjesën e pasme të saj me shoferin.

Kur dy roje sigurie iu afruan ambulancës ata e gjetën çiftin gjysmë të zhveshur, u tha në Gjykatë.

Incidenti në parkun Fratton  u hetua dhe të dy u pushuan nga puna për sjellje të pahijshme.

Ajo i tha gjykatës se ishte mërzitur mbrëmjen në fjalë dhe ishte takuar rastësisht me kolegun e saj ndërsa priste në semafor.

Gjithashtu ajo është shprehur burri thjesht ishte përpjekur ta ngushëllojë dhe se ata ishin futur në parkun e makinave për të biseduar dhe se nuk kishte ndodhur asnjë gjë.

Mirëpo këto pretendime nuk janë besuar nga gjykatësi i çështjes që vendosi pushimin nga puna të gruas, shkruan DailyMail.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat