Merkel i bën thirrje Putinit që ta lirojë Navalnyn

Evropë

Merkel i bën thirrje Putinit që ta lirojë Navalnyn

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:53
Angela Merkel

Në përvjetorin e parë të helmimit të opozitarit rus, Aleksei Navalny, kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që ta lirojë atë nga burgu.

Këto komente Merkel i bëri pasi u takua në Moskë me Putinin.

“I kërkova presidentit rus që ta lirojë Navalnyn”, tha Merkel në një konferencë për media pas takimit në Kremlin.

Kjo është vizita e fundit zyrtare e Merkelit në Rusi, pasi ajo do të pensionohet nga politika muajin e ardhshëm.

Navalny, një kritik i presidentit Putin, u sëmurë rëndë një vit më parë teksa po fluturonte në Siberi. Avioni me të cilin po udhëtonte bëri ulje të detyrueshme në Omsk, ku ai u dërgua në spital.

Disa ditë më pas, ai u dërgua në një klinikë në Berlin për trajtim mjekësor.

Disa laboratorë kanë thënë se Navalny është helmuar me një agjent nervor, të prodhuar në kohën sovjetike, të grupit Noviçok.

Navalny e ka fajësuar Putinin për helmimin, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Navalny u arrestua pasi arriti nga Gjermania në Rusi më herët gjatë këtij viti.

Në përvjetorin e parë të helmimit të Navalnyt, Britania ka sanksionuar disa rusë, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në “tentim vrasje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat