Britania miraton koktejin e antitrupave që lufton koronavirusin

Evropë

Britania miraton koktejin e antitrupave që lufton koronavirusin

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Britania ka miratuar koktejin e antitrupave për trajtimin koronavirusit. Bëhet fjalë për koktejin Ronapreve, i kompanive ‘Regeneron’ dhe ‘Roche’.

Ky koktej ndihmon në parandalimin e infeksionit, trajtimin e simptomave të infeksionit të rëndë të COVID-19 si dhe zvogëlon shansin për t’u shtruar në spital.

Ronapreve, i njohur si REGEN-COV në Shtetet e Bashkuara, administrohet me injeksion ose me infuzion intravenoz.

Ky medikament i përket një klase ilaçesh të quajtura antitrupa monoklonalë, që imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi për të luftuar infeksionet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat